Reuerts shkruan për fermën solare në Roganë të Kamenicës ku delet kryejnë ‘kositjen’ (Video)

E publikuar: 05/05/2023 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ideja që kanë zbuluar disa persona në Roganë të Rugovës për fushën solare ka tërhequr vëmendjen e medias prestigjioze Reuters, e cila ka shkruar për këtë fshat.

Kur punëtorët në një fermë të energjisë diellore në Kosovë u lodhën duke kositur barin rreth paneleve të diellore, ata zbuluan një ide më të gjelbër dhe shumë më të fuqishme: një tufë delesh.

Reuters shkruan se më shumë se 100 dele dhe disa dhi kullosin dy herë në javë në fermën solare në Roganë pranë qytetit të vogël të Kamenicës në Kosovën Lindore, ku janë instaluar më shumë se 12.000 panele fotovoltaike, transmeton Zeri.

“Punëtorët e kuptuan se kositja e arave ishte shumë e vështirë, më pyetën nëse mund t’i sillja delet e mia”, tha bariu 72-vjeçar Rexhep Rrudhani, teksa urdhëronte qentë e tij të manovronin kopenë që kulloste nën panele.