Replika të ashpra për Gjykatën Speciale, Thaçi i kundërpërgjigjet Baton Haxhiut

E publikuar: 09/10/2017 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi i është kundërpërgjigjur Baton Haxhiut, i cili hedhi akuza të ashpra ndaj tij lidhur me Gjykatën Speciale,Në fjalën e tij, Haxhiu i ka thënë Thaçit se ‘nuk ka bërë asgjë për t’i mbrojtur ata që janë akuzuar për krime lufte padrejtësisht’.Këto replika kanë ndodhur në debatin e organizuar me shoqërinë civile dhe përfaqësues të institucioneve për Gjykatën Speciale.

“Unë nuk kam ndonjë pozicion rishqyrtues. Ajo që dua të them përsëri është se në momentin kur është votuar në Kuvendin e Kosovës, disponimi i njerëzve ka qenë i ndarë. Tri vite më vonë ai disponim është rritur kundër. Të shtrojmë pyetjen çka ka ndodh? A kanë qenë njerëzit të informuar rrejshëm apo njerëzit po e mësojnë të vërtetën rreth këtij procesi. Nga të gjeturat shihet se njerëzit po informohen çdo ditë e më tepër rreth këtij procesi. Tjetër, mund të them ky disponim, të 80 për qindëshit e ka rritur edhe Beogradi me fushatën që e bën për këtë fushatë”, ka thënë ai.Thaçi ka kritikuar edhe shoqërinë civile që sipas tij ka ‘kontribuuar negativisht në këtë aspekt’“Shikoni ballinat e Beogradit dhe e keni të mbuluar me gjërat negative. Këtë e kanë rritë edhe disa njerëz nga shoqëria civile të gjithët kanë shkruar artikuj e artikuj për këtë Gjykatë. Unë respektoj çdo individ që është pro e kundër, sot edhe nesër. Gjithashtu edhe kuptimi se kjo Gjykatë do të merret me një çështje të caktuar dhe jo me tërësinë e krimit që ka ndodhur në Kosovë ka bërë që njerëzit të mendojnë më ndryshe”, ka thënë Thaçi.“Më se lehti është me kritiku dhe me sulmu Presidentin, por unë thash edhe një herë që nuk kam pozicion rishqyrtimi. Kam thënë edhe në Kuvendin e Kosovës, është padrejtësi historike por duhet të ruajmë miqësinë me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë ai.***Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se duhet t’i tregohet bashkësisë ndërkombëtare se opinioni i qytetarëve të Kosovës, është se ‘Gjykata Speciale është e padrejtë për Kosovën’.
Këto komente Thaçi i bëri në debatin mbi temën e perceptimit publik të Gjykatës Speciale: Rreziqet dhe mundësitë.
“I pëlqeu apo nuk I pëlqeu bashkësisë ndërkombëtare, e kemi obligim të jemi transparent, por e kemi obligim edhe tat hemi të vërtetën”, ka thënë Thaçi.
“Pra kjo gjjykatë special është e padrejtë, nuk po e them unë, po e thotë edhe rapoerti juaj”, ka thënë ai.
“Nuk ka ndryshu veç Kosova, ka ndryshu edhe Uashingtoni, edhe bota këto vitet e fundit. Kjo Gjykatë nuk do t’ia lehtësojë proceset Kosovës, por do t’ia vështirësojë”, ka thënë Thaçi.Thaçi: Gjykata Speciale do ta lëndojë procesin e pajtimit dhe të vërtetës në KosovëPresidenti Hashim Thaçi ka folur për Gjykatën Speciale duke thënë se tek qytetarët e Kosoëvs, ekziston një ndjenjë që kjo gjykatë nuk do të nxjerr pajtim mes komuniteteve në vend.
Këto deklarata, Thaçi i bëri në debatin me tëmën e perceptimit publik të Gjykatës Speciale të Kosovës: Rreziqet dhe mundësitë .
“Kjo Gjykatë, nuk do të merret me dhunimet që janë kryer nga forcat serbe në Kosovë. Nuk do të merret me 12 mijë shqiptarët e vrarë në Kosovë dhe nuk do të merret me çështjen e të zhdukurve’, ka thënë Thaçi.
“Kjo Gjykatë nuk do të merret me asnjë krim të kryer të Serbisë në Kosovë. Kjo është ajo që dihet. Jam i përkushtuar për të vërteten dhe pajtimin. Por Gjykata Speciale, do të jetë një pikë drejtësi në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë. A do të nxjerr të vërtetën dhe a do nxjerr ndonjë pajtim”, ka thënë Thaçi.
Ai tha se Gjykata Speciale do të ‘lëndojë përpjekjet për pajtim në Kosovë’.
“Për mendimin tim, kjo po lëndon përpjekjet për pajtim dhe stabilitet në Kosovë. Duke qenë një Gjykatë etnike, ata po e kuptojnë se po imunizohen kryerësit e gjenocidit mbi shqiptarët”, ka thënë Thaçi.