Reichel mesazh kosovarëve: Flisni për vizat me ata që po e bllokojnë demarkacionin

E publikuar: 08/12/2016 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori gjerman në Ukrainë, Ernst Reichel, që para pak kohësh ka shërbyer edhe në Kosovë, në një mesazh në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të flasin me personat që e kanë bllokuar demarkacionin.

Duke pyetur se pse Kosova s’është përfshirë bashkë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë në marrëveshjen e BE-së për kompromisin e arritur për mekanizmin e suspendimit të vizave, ai ka lënë të kuptohet se kjo ka ndodhur për shkak se nuk është përmbushur parakushti për zbatimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e zi, transmeton Express.

Prandaj, ai edhe u ka bërë thirrje kosovarëve që të flasin me personat përgjegjës për bllokimin e kësaj marrëveshje.

Ky është posti i tij i plotë nj Facebook:

Të dashur miq kosovarë, ju mund ta keni kuptuar lajmin se Ukraina dhe Gjeorgjia janë afër liberalizimit të vizave. Pse nuk është përfshirë Kosova? Ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi veçse ka qenë parakusht, dhe Kosova s’e ka përmbushur atë. Flisni më ata që janë duke e bllokuar këtë vendim, me gjithë ekspertët ndërkombëtarë që e konfirmojnë se marrëveshja është në rregull, siç duhet. /Express/