Referendumi për shkarkimin e Bashës, Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar 34,105 anëtarë të PD-së

E publikuar: 18/12/2021 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri në orën 15:00 kanë votuar 34.105 anëtarë të PD-së për të shkarkuar kryedemokratin Lulzim Basha nga drejtimi i partisë.

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi u shpreh se interesi i demokratëve për të votuar në këtë referendum është shumë i lartë, shkruan Euronews Albania .

“Është një nga ditët më të rëndësishme në historinë e pluralizimit politik në Shqipëri. Vetë anëtarët e PD-së tashmë kanë vendosur të votojnë për ratifikimin e vendimit nr.

6 të Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës”, u shpreh Vokshi më herët gjatë ditës.