Reciprociteti për targat, Policia ndërron ekipin në veri

E publikuar: 21/09/2021 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Automjete të Njësisë Special të Kosovës kanë bërë ndërrimin e ekipit që po qëndrojnë në veri pas protestave të serbëve lokal, raporton Ekonomia Online.

Në rrugën që të shpije për në pikën kufitare në Jarinjë shihen numër i madh i automjeteve të të kësaj njësie duke u larguar për në Prishtinë.

Përderisa situata vazhdon të jetë e qetë në këtë pjesë kurse rruga vazhdon të jetë e bllokuar nga serbët lokal në kundërshtim të vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e veturave me targa të Serbisë.

Veturat me këto targa, në hyrje të Kosovës duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS t’i ndërrojnë ato kur futen në Serbi.