Reciprociteti për targa – Sveçla: Do t’i kompensojmë dëmet për shqiptarët e Luginës

20.09.2021 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Reciprociteti për targa – Sveçla: Do t’i kompensojmë dëmet për shqiptarët e Luginës

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se do t’i kompensojnë të gjitha dëmet që iu shkaktohen shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas vendosjes së reciprocitetit për targat me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Sveçla, ka thënë se vendimi për të obliguar personat me targa të Serbisë që të pajisen me targa të përkohshme të Kosovës është legjitim.

Tutje, ai në gjuhën serbe i është drejtuar qytetarëve serbë që të mos bllokojnë rrugët.

Ai ka thënë se partnerët ndërkombëtarë kanë qenë të njoftuar për këtë vendim dhe se është bërë në koordinim me ta.

“MPB-ja me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, ka nxjerrë vendim që obligim targa të përkohshme për gjitha automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë. Nga data 21 shtator përveç mundësisë së pajisjes me targa të përkohshme në gjitha pikat kufitare, qytetarët mund të pajisen edhe në gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.

Gjendja e sigurisë është e qetë. Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme operative e logjistike për të mos penguar lëvizjen e njerëzve e mallrave.

Vendimi është legjitim për faktin se përkundër që Kosova ka liruar qytetarët nga Serbia që të lëvizin lirshëm në Kosovë me automjete të tyre, Serbia detyron qytetarët e Kosovës të vendosin targa të përkohshme për të hyrë në Serbi”.

“Ky vendim ka të bëjë me qarkullimin me targa të Serbisë. Do të ketë mekanizma të lirë që të kompensojmë çfarëdo dëmi që i bëhet shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


21 komuna shkojnë në balotazh, 17 zgjedhin kryetarët e rinj

21 komuna shkojnë në balotazh, 17 zgjedhin kryetarët e rinj

Çelaj: Me këtë rezultat, Urani mund të bëhet kryetar i PDK-së

Çelaj: Me këtë rezultat, Urani mund të bëhet kryetar i PDK-së

Arben Vitia vazhdon të prijë në Prishtinë

Arben Vitia vazhdon të prijë në Prishtinë

Bekim Jashari: Duket se me manipulime dhe blerje votash na u vodh fitorja

Bekim Jashari: Duket se me manipulime dhe blerje votash na u vodh fitorja

30 vjeçari qe dridhi Lutfi Hazirin: Puna e vërtetë fillon tani

30 vjeçari qe dridhi Lutfi Hazirin: Puna e vërtetë fillon tani

Limaj: Malisheva nuk ka votë për ata që i kanë shefat “kullera” dhe “pishpirika”

Limaj: Malisheva nuk ka votë për ata që i kanë shefat “kullera” dhe “pishpirika”

Abdixhiku: Rikthim i madh i LDK-së, në Prishtinë siguruam balotazhin dhe fituam në raund të parë Pejën, Lipjanin e Fushë Kosovën

Abdixhiku: Rikthim i madh i LDK-së, në Prishtinë siguruam balotazhin dhe fituam në raund të parë Pejën, Lipjanin e Fushë Kosovën

Haskuka: Me këtë përqindje fitorja në balotazh është e pashmangshme

Haskuka: Me këtë përqindje fitorja në balotazh është e pashmangshme

Hyseni: Ky është një mesazh për nevojën e ndryshimit në Gjilan

Hyseni: Ky është një mesazh për nevojën e ndryshimit në Gjilan

Sami Lushtaku ia dedikon fitoren Hashim Thaçit e Kadri Veselin

Sami Lushtaku ia dedikon fitoren Hashim Thaçit e Kadri Veselin

Policia tenton të shpërndajë simpatizantët e LVV-së në Gjilan

Policia tenton të shpërndajë simpatizantët e LVV-së në Gjilan

Rakiq: Pa Asociacion nuk do të ketë as institucione të Kosovës

Rakiq: Pa Asociacion nuk do të ketë as institucione të Kosovës

Numërohen mbi 60% të votave në Gjilan, rezultati i ngushtë mes Hazirit dhe Hysenit

Numërohen mbi 60% të votave në Gjilan, rezultati i ngushtë mes Hazirit dhe Hysenit

Numërohen 70% të votave në Mitrovicë, Hamza prin me 20% më shumë vota se Bahtiri

Numërohen 70% të votave në Mitrovicë, Hamza prin me 20% më shumë vota se Bahtiri

Vetëvendosje prin në Gjilan

Vetëvendosje prin në Gjilan

Sulmi i kontejnerit në Jarinjë: Brenda ishin tre policë dhe një doganier (VIDEO)

Sulmi i kontejnerit në Jarinjë: Brenda ishin tre policë dhe një doganier (VIDEO)