Reçica flet rreth mundësive për punësim për përfituesit e asistencës sociale

E publikuar: 30/08/2019 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica nëpërmjet një konference për medie ka lansuar sot në konsultime publike Koncept-Dokumentin për Skemën e Ndihmës Sociale.

Reçica tha se legjislacioni aktual që rregullon asistencën sociale ka shumë mangësi dhe kritere diskriminuese, për të cilat ai tha se do të largohen në ligjin e ri.

Ministri tregoi se veç tjerash, ëshë parparë që të angazhohen përfituesit e asistencës sociale të cilët janë të aftë për punë, duke i përfshirë në punë të rregullt, trajnime profesionale, masa aktive të tregut të punës, pa ndërprerje nga asistenca edhe për një periudhë të caktuar kohore.