Reali gati të bëjë “çmenduri” për Bonuccin

E publikuar: 16/05/2017 07:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reali i Madridit fillon te “ndezë” finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, kur duhet edhe më pak se 1 muaj nga përballja mes dy skuadrave. Ditën e sotme mediat spaniolle kanë botuar lajmin se drejtuesit e klubit madrilen duan të transferojnë Leonardo Bonuçin në ekip sezonin e ardhshëm.

Sipas tyre, presidenti Florentino Perez e dëshiron ta ketë në ekipl me çdo kusht një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim në Europë. Aktualist Bonuçi është pjesë e Juventusit, ku bardhezinjtë kanë refuzuar edhe mjaft oferta të mëdha për ta lënë të lirë lojtarin.

Megjithatë, drejtuesit e “Los Blancos” kanë treguar se kur e duan me patjetër një lojtar, atëhere ata ia arrijnë që ta bëjnë të tyrin duke përdorur edhe “forcën” e milionave.