Reagon Trajkoviq: Një ‘superfanse’ e Radoiçiqit në ekipin menaxhues për Asociacionin, tmerr kush po vendos për popullin serb

E publikuar: 27/04/2023 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rada Trajkoviq, kryetare e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, ka reaguar pasi që është publikuar dokumenti se deputetja e partisë SNS e Aleksandar Vuçiqit është pjesë e ekipit menaxhues për Asociacionin, të cilën e kishte emëruar ish-ministri Goran Rakiq nga Lista Serbe.

Trajkoviq në Twitter ka shkruar se deputetja e SNS-it, udhëheq ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit, shkruan Telegrafi.

“Sigurisht që ajo nuk është juriste dhe nuk ka kualifikime për këtë punë. Por, është superfanse e Millan Rodiçiqit”, ka shkruar Trajkoviq.

Ajo ka thënë se është e tmerrshme se në fatin e kujt kanë mbetur serbët.

“Është e tmerrshme në duart e kujt Vuçiqi e vendos fatin e serbëve në këtë moment fatal. Dhe pastaj pyetjet se pse puna me Asociacionin po ngec”, ka përfunduar ajo, transmeton Telegrafi.