Reagon Spitali i Gjakovës demanton deputetin e VV’së: Nuk kanë vdekur pesë persona

E publikuar: 30/07/2020 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës përmes një reagimi kanë demantuar deputetin e VV’së Agon Batusha se në këtë spital për dy orë kanë vdekur pesë persona të preku nga Covid-19.

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka deklaruar se lajmi se pesë persona kanë vdekur nuk qendron.
“Demantojmë Deputetin e VV, Agon Batusha. Kërkojmë qe të keni kujdes mos të përhapin informata të pa verifikuara nga spitali, nuk qëndron lajmi se kane vdekur 5 persona. Duhet të dihet se morgu i Spitalit shfrytëzohet edhe për pacientë që vdesin në kushte normale, për pacientë që vdesin në qendra tjera apo paciente që vdesin shtëpi mirëpo familjaret i lejnë kufomat në morg deri në ditën e varrimit”, thuhet në reagim.

Tutje, ata kërkuan që të lejojne personelin mjekësor të punojnë.

“Ju lutem të gjithëve lejoni personelin shëndetësorë të punojnë, të gjithë janë mobilizuara, të gjitha janë në detyre, janë duke sakrifikuar shëndetin e tyre vetëm e vetëm që të mbrojnë dhe mjekojnë pacientë. Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në reagim.