Reagon shkolla ‘Don Bosko’ lidhur me fotot e drejtorit që nxitën polemika

E publikuar: 15/02/2017 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra Social-Edukative “Don Bosko” ka reaguar pas polemikave të ashpra që nxitën disa fotografi të publikuara në portalet e vendit, në të cilat shihet drejtori i saj, Izidor Llukic, duke u përqafuar me nxënësit.

Shkolla ka sulmuar një ish-punonjës të saj, duke e akuzuar atë si autor të, siç ka quajtur ajo, shpifjeve ndaj saj dhe drejtorit.

Ndërkaq, Zhvillimi i Planit dhe programit mësimor në këtë qendër edukative nuk është fetar, por mbështetet mbi bazën e një procedure të shkencore, si nga forma, qasja metodologjike.

Ky është reagimi i lëshuar nga “Don Bosko”

Qendra Social-Edukative “Don Bosko”, reagon me forcë për shpifje, të shoqëruara me foto, në disa portale, ku tentohet të njolloset figura e Drejtorit të QSE “Don Bosko”. Bëjmë me dije se fotot janë të nxjerra nga konteksti publik të cilat janë bërë ndër vite, ndërsa janë publikuar për qëllim të vetëm shantazhimin e drejtorit dhe hedhjen baltë mbi punën edukative që kjo Qendër bën për shumë vite në Kosovë.

Jemi të sigurtë se këto janë shpifje nga ish-punonjës të cilët, për hakmarrje personale, sulmojnë drejtorin për shkak të mos vazhdimit të kontratave të punës me ta.

QSE “Don Bosko” është e gatshme, dhe fton të gjithë të interesuarit, që të vijnë dhe ta sqarojnë në tërësi këtë shpifje të montuar, për qëllime të ulëta, e cila shkon në dëm të nxënësve, fillimisht, dhe të QSE ‘Don Bosko” e cila shquhet për rregull, cilësi dhe sukses në mësime.

Suksesin dhe serioyitetin e QSE “Don Bosko” më së miri e kanë të njohur komuniteti i prindërve të nxënësve, të cilët gjithherë janë falenderues.

QSE “Don Bosko” do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore ndaj shpifjejeve të tilla.