Reagon Musliu pas kërkim faljes nga këshilltarja e Osmanit

E publikuar: 21/04/2022 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ganimete Musliu, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas kërkim faljes publike nga ana e Rehjan Vuniqit, këshilltares së presidentes Vjosa Osmani.

Vuniqi kishte pëlqyer një ‘meme’ në Instagram në komentin e së cilës përdorej një gjuhë tejet e ulët dhe ofenduese ndaj deputetes Musliu
Ganimete Musliu falënderon të gjithë ata që kanë reaguar ndaj rastit të saj, teksa shton se pas telefonatës që ka marrë nga Vuniqi kërkon që kjo temë të mbyllet.

“Të gjithë atyre që reaguan, media, kolege e qytetar i falenderoj përzemersisht. Kundër çdo fenomeni negativ duhet të bëhëmi bashkë dhe të denojmë gjuhen denigruse nga kushdo qëvjen ; jo për Ganimeten apo përndonjërën nga ne veç e veç, por për të gjitha gratë e vajzat e reja qe po rritën në këtë shoqëri. Përkrahja e çfado lloji të dhunës është e patolerueshme. Pas telefonatës që me bëri znj. Vuniqi dhe pas sqarimit të saj publik kërkoj që kjo temë të mbyllet. Jam grua dhe dua të bësoj që veprimi i saj ka qenë i paqellimshem e kërkimfalja për mua është njërzore”, shkruan ajo.