Reagon Krasniqi pas lirimit: Kjo është fytyra e Qeverisë Kurti

E publikuar: 16/06/2022 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, është deklaruar pas lirimit nga ana e Policisë së Kosovës, që e arrestuan të enjten pasi u përmbyll protesta e veteranëve të UÇK-së.

Krasniqi, i shkroi disa fjalë edhe për Qeverinë Kurti.

Ai tha se pushteti i arrestoi brutalisht për të treguar forcë dhe “na liruan pas 2 orësh sepse arrestimi ishte joligjor”.

“Arbitrariteti i mendësisë totalitare nuk është ndryshe”, shkroi ai në Facebook.