Reagon Bahtiri: Agimi ka qenë, është dhe do të jetë në krye Mitrovicës

E publikuar: 29/07/2021 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndryshe nga partitë e tjera, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk i ka bërë publike kandidaturat për kryetarë komunash.

Në shumë komuna ka pikëpyetje se kush do të kandidojë, kur do të kandidohen dhe a do të rikandidohen kryetarët aktualë.

Në Mitrovicë pos Bahtirit, si kandidatë potencial shihen edhe Armend Muja e Faton Peci.

Por, Agim Bahtiri i kontaktuar nga “Gazeta Blic” dhe i pyetur se a do të jetë sërish kandidat i LVV-së për kryetar të Mitrovicës ai u përgjigj shkurt dhe prerë.

“Poooooooooo”, duke konfirmuar rikandidmin e tij .

“Agimi ka qenë, është dhe do të jetë kryetar i Mitrovicës! Në LVV jemi në fund të procesit te marrjes se vendimeve nga organet e partisë. Zërat e çmendura të disa individëve se gjoja e kam kushtëzuar Albin Kurtin se do t’i dhuroj 1 milionë euro Bedri Hamzës është një trillim, sepse Agim Bahtiri nuk ka dhënë asnjeherë para as për fushatë të tij e lëre më për kundërshtarët që kanë ndarë dhe shkatërruar Mitrovicën. Kështu që z. Albin Kurti dhe strukturat e partisë janë plotësisht të lirë të marrin vendimin e duhur për të mirën e Mitrovicës. Nuk jam njeri qe kushtezoj sepse jam këtu vetem për të mirën e qytetit tim dhe për qytetarët e mi për të cilët punoj se paku 12h-16h ne ditë”, deklaroi Bahtiri.