Reagon Avdullah Hoti: Kjo është marrëveshja me të cilën u pajtua Ramush Haradinaj

E publikuar: 28/02/2018 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar të mërkurën Lidhjen Demokratike të Kosovës se e ka ndryshuar marrëveshjen mes partive për Projektligjin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Por, me këto akuza nuk po pajtohet shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti. Ai në një status në Facebook po thotë se e vërteta është ndryshe.
Ky është postimi i plotë në Facebook i Hotit:

Marrevshja sic shihet ne foton ne vijim per nenin 3 te ligjit per demarkacion eshte arritur te enjten mbrema (22 shkurt) me partite e koalicionit (PDK dhe Nisma). Le ta vertetojne kete te pranishmit ne zyren e kryetarit te Kuvendit. Marreveshja eshte shkruar ne zyren e tij.

Ate nate z.Haradinaj nuk deshironte te komunikonte fare. Te shtunen jemi njoftuar se ai e ka pranuar ate.

Sot ne Kuvend e kam lexuar tekstualisht kete marreveshje dhe eshte aprovuar ne Komisionin per Politike te Jashtme si amandament. Transkripti i Kuvendit e verteton kete. Kjo eshte e verteta.