Reagimi i Raikkonen kundrejt Hamiltonit në incidentin gjatë provave zyrtare në Austri

E publikuar: 30/06/2019 01:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lewis Hamilton u dënua me tri pozita në provat zyrtare të garës për Çmimin e Madh të Austrisë për shkak se nuk e lejoi Kimi Raikkonenin që ta parakalonte.

Kampioni i Formula 1 ka thënë se nuk e kishte vërejtur që bolidi i Alfa Romeos ishte aq pranë tij, megjithatë e ka pranuar gabimin dhe dënimin që i është dhënë.

“Dënimi është krejtësisht i merituar dhe nuk e kam problem që ta pranoj. Ishte një gabim nga unë dhe e marr gjithë përgjegjësinë ka shkruar Hamilton në Instagram.

Mirëpo, piloti finlandez ka tërhequr vëmendjen me veprimin e tij, pasi në çastin e incidentin, ia ka çuar gishtin e mesit rivalit nga Mercedesi.

“Nuk e di pse nuk u ngadalësua dhe të më lejonte të kaloja. Ai u duk se u ngadalësua dhe pastaj e ngriti shpejtësinë duke e kaluar vijën e garës”, ka thënë Raikkonen pas garës.

Hamilton arriti ta zë vendin e dytë në renditje, por u zhvendos në të pestin. Megjithatë, do ta nisë garën e të dielës nga vendi i katërt, pasi që edhe Kevin Magnussen u dënua. /Telegrafi/