Reagimi i Milot Rashicës pas barazimit me Bayernin

E publikuar: 21/11/2020 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ëerder Bremeni i Milot Rashicës ia doli që të nxjerrë nja barazim shumë të vlefshëm kundër Bayernit të Mynichut në “Allianz Arena’ me rezultat 1-1, përcjell KosovaPress.

Mesfushori kosovar i cili luajti nga minuta e parë dhe u zëvendësuar nga Chong në minutat shtesë të ndeshjes, pati një paraqitje shumë të mirë në një ndeshje kaq të komplikuar.

Pas ndeshjes, Rashica ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” duke e cilësuar ndeshjen si shumë të vështirë dhe shumë të luftuar.

“Ndeshje e vështirë, luftë e madhe sot”, ka shkruar Rashica pas ndeshjes.