Rasti i djalit të Shpend Maxhunit, suspendohet një polic

E publikuar: 19/12/2018 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari policor, Afrim Karaxha, ishte raportuar se është suspenduar nga puna me dyshimin se ka zbuluar për media që Shpëtim Maxhuni, djali i Shpend Maxhunit, shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, është përfshirë në një rast penal.

Por drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, ka thënë se nuk ka qenë kjo arsyeja e suspendimit.

“Nuk është suspenduar se ai i ka njoftuar mediat për rastin, por se ka hyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin e të dhënave”.

“Ai ka hyrë disa herë në këtë sistem dhe të gjitha ato i ka arsyetuar, por nuk ka mundur ta arsyetojë edhe një hyrje 18-sekondëshe. Pasi këto informata janë shumë të klasifikuara, është konstatuar se ai i ka nxjerrë disa nga ato”.

Kështu ka thënë Qelaj para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, njofton KlanKosova.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/rasti-i-djalit-te-shpend-maxhunit-polici-u-suspendua-se-beri-hyrje-te-paarsyetuar-ne-sistem-e-te-dhenave-607103/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright