Rastet e helmimit, zëvendësministrja Gexha shkon për vizitë në Kaçanik

E publikuar: 08/07/2022 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka shkuar për vizitë në Kaçanik.

Kjo vizitë vjen pas dyshimeve se mbi 300 qytetarë janë helmuar nga uji i pijes në këtë komunë që nga data 5 korrik, njofton Klankosova.tv.

Gexha në këtë vizitë po shoqërohet nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, e cila tha se po u ofrojnë mbështetje qytetarëve dhe institucioneve në Kaçanik.

“Në Kaçanik, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve. Në QKMF, duke diskutuar me përfaqësuesit institucionalë lidhur me situatën aktuale epidemiologjike në komunë”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!