Raportohet se janë larguar të gjitha barrikadat në Veri

E publikuar: 01/08/2022 17:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Pasditen e së dielës, serbët vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe në Bërnjak, në shenjë proteste ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Prej dje rrugët ishin të bllokuara, ndërsa tani raportohet që këto rrugë janë të hapura, mirëpo pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak mbesin të mbyllura për qarkullim.

REL raporton se serbët lokalë në veriun e Kosovës kanë nisur t’i zhbllokojnë rrugët drejt pikave kufitare mes dy vendeve.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dolën në një konferencë për media.

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë duke e dënuar “dhunën dhe agresionin e bandave kriminale në veri të Kosovës”, ndërsa Sveçla tha se 11 qytetarë të Kosovës janë lënduar dhe disa vetura janë dëmtuar.

Sveçla ka njoftuar se brenda 12 orëve, përveç në Jarinje dhe Bërnjak, në pikat e tjera kufitare janë lëshuar 1501 dokumente për hyrje-dalje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!