Raportohen 5 raste të dhunës në familje, disa nga viktimat me lëndime të rënda

E publikuar: 29/06/2020 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë 24 orëve të fundit, nga raporti i Policisë së Kosovës, mësohet se janë raportuar 5 raste të dhunës në familje.

Paraqitjet e rasteve të dhunës së familje kanë ndodhur në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Malishevës dhe Gjakovës.

Për të gjitha rastet të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Disa prej tyre kishin lëndime të rënda. /Zëri