Raporti për BeH-në nuk do të jetë pjesë e pakos së ardhshme për zgjerim të BE-së

E publikuar: 02/11/2017 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Evropian as këtë e as vitin e ardhshëm nuk do të publikojë raport për Bosnjë e Hercegovinën në pakon për zgjerim.

Institucionet e BE-së presin nga autoritetet qendrore t’u dorëzojnë përgjigje të Pyetësorit të Komisionit Evropian, pas të cilit BeH-së do t’i dërgohet mendim, i cili do të përfshijë edhe raport analitik.”Pas Pakos së zgjerimit 2016, i cili përfshinte raportin për BeH-në, Komisioni Evropian vendosi që pakon e ardhshme ta publikojë në pranverë të vitit 2018.

Data e saktë do të paralajmërohet në muajt e ardhshëm, ndërsa pakoja për vitin 2018, duke i përfshirë edhe raportet për disa vende, që do ta mbulojë periudhën nga tetori i vitit 2016 e deri në mars të vitit 2018″, deklaroi për”Kliks”-in sarajevas një përfaqësues i Delegacionit të BE-së në BeH. Konkretisht për BeH-në, pasi Këshilli i Bashkimit Evropian në shtator të vitit 2016 kërkoi Mendim nga Komisioni Evropian për kërkesën për anëtarësim të Sarajevës zyrtare në BE, Komisioni nuk do të publikojë raport për BeH-në në pakon e ardhshme të zgjerimit

.”Në vend të kësaj, Komisioni do të përpilojë mendim, me raport adekuat analitik. Koha e saktë që Komisionit do t’i nevojitet që ta dërgojë mendimin e tyre deri te BeH-ja është drejtpërdrejt e lidhur me kapacitetin e vendit që t’u përgjigjet pyetjeve, duke i përfshirë edhe ato nga Pyetësori, të cilin Eurokomisionit ua dorëzoi autoriteteve boshnjake në dhjetor të vitit 2016″, njofton Delegacioni i BE-së në BeH.