Raporti i fundit i IKSHPK’së: Asnjë viktimë nga COVID-19

E publikuar: 17/06/2021 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 10 raste të reja me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i IKSHPK’së:

17 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës.

Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.848 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186.

Në total numri i rasteve aktive është 184.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!