Raporti i fundit: 14 të vdekur dhe 368 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

E publikuar: 16/09/2021 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Covid-lajmi i fundit-Infosot

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes dhe 368 raste të reja me COVID-19.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të rreth 7 mijë mostrave.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.

Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.

Në total numri i rasteve aktive është 13.473.