Raporti, Blushi: Shikoni sa shqiptarë humbim për shkak të mbetjeve

E publikuar: 02/10/2016 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas largimit zyrtarisht nga Partia Socialiste, deputeti Ben Blushi e ka zhvendosur në rrjetin social debatin për ligjin e mbetjeve.
Ai ka postuar një video të Forumit Kombëtar të Ekonomisë, të bërë publik në korrik të këtij viti ku e rendiste Shqipërinë ndër 5 vendet me ndotjen më të lartë të ajrit në botë, me 171 vdekje për çdo 100 mijë banorë. “Shikoni sa shqiptarë humbim për shkak të mbetjeve” shkruan Blushi. Shkaku kryesor për ndotjen e ajrit në Shqipëri e luan sektori i energjisë, me 44% të emetimit të gazrave serë.