Ranieri e sfidon presidentin e Nantesit: Shkarkomë nëse nuk je i kënaqur

E publikuar: 29/04/2018 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pozicioni i Claudio Ranierit te skuadra e Nantesit është gjithnjë e më i dobët, ku së fundi e ka sfiduar edhe presidentin e klubit.

Gjatë javës së kaluar u tensionua marrëdhënia mes italianit dhe të parit e klubit francez, Waldemar Kita, kur trajneri humbi darkën në nder të 75 vjetorit të themelimit të klubit, sepse “nuk mundi të gjente një vend parkimi” dhe më pas fluturoi në Londër.

Presidenti i kishte kërkuar italianit që mos ta inkuadronte në ndeshjen ndaj Lyonit kapitenin Leo Dubois, sepse mbrojtësi tashmë ka një marrëveshje për t’u bashkuar me ta sezonin e ardhshëm si lojtar i lirë.

Dubois ishte në formacionin shartues dhe bëri një gafë në golin e dytë të realizuar nga Lyoni.

“Natyrisht, të gjithë Presidentët kritikojnë kur nuk fiton ndeshje. Nëse ai nuk është i kënaqur me mua, ka vetëm një gjë për të bërë, të më shkarkojë”, tha Ranier.

Edhe pse po raportohet se Carlo Ancelotti dhe Roberto Mancini mund ta marrin drejtimin e kombëtares së Italisë, Ranieri duket se mund ta marr postin e trajnerit të Azurrëve.

Nantes ka vetëm dy fitore në vitin 2018 ndërsa zë pozitën e dhjetë të renditjes tabelore të Ligue 1 me 46 pikë. /Telegrafi/