Ramush Haradinaj zbulon 10 projekte infrastrukturore: Ja kemi borxh Kosovës ta bëjmë model në rajon

E publikuar: 29/01/2025 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka përmendur projektet infrastrukturore që do të realizohen në rast se ai bëhet kryeministër.

Ai ka thënë se pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim, shkruan InfoSot.

“Ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.

Këto janë projektet që i ka përmendur Haradinaj:

1. Autostrada e Dukagjinit: Prizren – Rahovec – Gjakovë – Junik – Deçan – Pejë – Istog – Mitrovicë

2. Finalizimi i autostradës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë

3. Finalizimi i rrugës Klinë – Gjakovë

4. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë

5. Finalizimi i autostradës Prishtinë – Pejë

6. Fillimi i rrugës Prizren – Tetovë

7. Finalizimi i rrugës Deçan – Plavë

8. Unaza e jashtme e Prishtinës

9. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Podujevë

10. Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël.