Ramush Haradinaj nis fushatën në QKUK (Video)

E publikuar: 31/05/2017 00:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ora 00:00 ka shënuar edhe hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kryetari i AAK-së dhe njëherit kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK e Nisma, Ramush Haradinaj ka zgjedhur një vend jo fort të zakonshëm për hapjen e fushatës, njofton Klan Kosova.

Ai ka vizituar Klinikën Emergjente të Prishtinës menjëherë pas hapjes së 10 ditëshit zyrtar për fushatë parazgjedhore për partitë politike.