Ramush Haradinaj ndan medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet” për Harry Bajraktarin

E publikuar: 06/06/2022 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”, për aktivistin e njohur shqiptar në ShBA, Harry Bajraktari.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, ka thënë se Bajraktari mbetet një shtyllë e fortë e bashkëpunimit dhe miqësisë në mes të Kosovës dhe ShBA-së.

“Një shembull i suksesit shqiptar në botë, Harry Bajraktari, qëndroi gjithmonë afër atdheut, dhe mbeti shtyllë e fortë e urave të bashkëpunimit dhe miqësisë së përhershme mes nesh dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai në facebook.

Lideri i AAK-së shtoi se falë njerëzve si Harry Bajraktari, e drejta e Kosovës dëgjohet, promovohet dhe mbrohet në mënyrën më të mirë.

“Me këtë rast, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Gjithmonë kënaqësi takimi me të, si sonte, që folëm për situatën politike në vend, bashkëpunimin me ShBA dhe proceset e rëndësishme integruese të Kosovës drejt NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare”, ka shtuar ai.