Ramush Haradinaj futet në biznesin e ndërtimit, mbi 1 milion € patundshmëri

E publikuar: 28/06/2021 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2019, duke qenë ende kryeministër në detyrë i Kosovës, ka hapur një kompani ndërtimore.

Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë, bashkëshortja e Haradinajt, Anita, në nëntor të vitit 2019 ka regjistruar firmën ndërtimore “HCC”, ku themelues dhe bashkëpronar është edhe Ramush Haradiaj, ndonëse nuk ka të dhëna për qarkullimin e këtij biznesi.

Në Agjencinë Antikorrupsion Haradinaj ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej rreth mbi 1 milion euro, përfshirë këtu shtëpi banimi, apartamente dhe vila, raporton Front Online.

Haradinaj poashtu ka deklaruar mbi 40 mijë euro para të gatshme në banka, ndërsa detyrime financiare ka deklaruar rreth 150 mijë euro.

Të hyrat vjetore të familjes Haradinaj arrijnë në 95 mijë euro.