Qeveria e ardhshme, që Ramush Haradinaj pret ta formojë pas certifikimit të zgjedhjeve, pritet të përballet me arrestimet që do t’i bëjë Tribunali Special.
Haradinaj thotë se Gjykata Speciale është marrëveshje e definuar dhe nuk do të varet nga qeveria e vendit, por pa marrë parasysh se kush do të merret nga kjo gjykatë, nuk do të komprometohet lufta e tyre.
Megjithatë Haradinaj në emisionin Komiteti, këshillon ata ndaj të cilëve do të ngrihen aktakuza që nuk duhet të shqetësohen sepse nuk ka asgjë që të fshehët e as diçka prej të cilës mund të fajësohen pjesëtarët e UÇK’së.
Ndiqeni videon e mëposhtme: