Ramush Haradinaj: Aleanca e bëri Suharekën lidere në vend

E publikuar: 31/05/2022 20:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sot në Kuvenin zgjedhor të Aleancës në Suharekë.

Ai uroi të gjithë për detyrat dhe përgjegjësitë e reja, teksa thotë se Aleanca e bëri Suharekën lidere në vend, sa i përket zhvillimit ekonomik.

POSTIMI I PLOTË:

Vërtetë që Aleanca u bë lidere në Suharekë, por gjithashtu Aleanca e bëri Suharekën lidere në vend, sa i përket zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies qytetare.
Këto i thash mes tjerash, në Kuvendin zgjedhor të Aleancës në Suharekë, duke uruar sa më shumë sukses për të gjithë ata që morën detyra e përgjegjësi të reja.
Duke besuar në lidershipin e tij, urova rizgjedhjen e kryetarit të komunës z. Bali Muharremaj edhe për një mandat në krye të degës së Aleancës. Ai i dha një dinamikë të re ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve dhe e vendosi këtë komunë në binarët e një zhvillimi të hovshëm.