Ramos: Real Madrid do të jetë gjithmonë në zemrën time

E publikuar: 17/06/2021 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi Sergio Ramos i ka dhënë sot lamtumirën Real Madridit.

Mbrëmë u konfirmua se Ramos, nuk do të vazhdoj kontratën me ‘Los Blancos’.

Sot mbrojtësi, pati një konferencë ku i dha lamtumirën klubit të tij ku qëndroi 16 vite:

“Është një nga momentet e mija më të vështira në jetë. Ka ardhur koha t’i them lamtumirë Real Madridit”, tha ai.

“Do doja t’iu thoja lamtumirë në stadiumin tim, në Bernabeu”, shtoi ai.

“22 tituj me shumë punë, sakrificë dhe dedikim. Një fazë e mrekullueshme po përfundon, asgjë nuk do jetë si ajo që kam jetuar këtu”, vazhdoi ai.

“Kjo nuk është një lamtumirë, kjo është një shihemi më vonë, sepse herët apo vonë unë do kthehem”, përfundoi Ramos.

35- vjeçari, po largohet nga “Bernabeu” pas 16 vitesh.