Ramos barazon Piquen, një gol larg rekordit historik n’Champions League

E publikuar: 17/03/2021 08:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tjetër ndeshje me Los Blancos, tjetër gol me fanellën e bardh.Sergio Ramos vazhdon të shkruajë historinë me Real Madridin.

Kapiteni i Los Blancos realizoi të martën në Champions League kundër Atalantës.

Për Ramosin, ky ishte goli i 15 në Ligën e Kampionëve, ai është njëri prej mbrojtësve me më së shumti gola në këtë garë.

Ramos e barazoi Piquen dhe renditet i dyti, menjëherë pas Roberto Carlos, që ka shënuar 16.Kapiteni do të tentojë të barazojë fillimisht e më pas të thyejë këtë rekord në dy ndeshjet e radhës në çerekfinale të Champions League.