Rama: Unë do të jem kryetar i Prishtinës, kundërkandidatët nuk kanë eksperiencë në konkretizimin e ideve

13.09.2021 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rama: Unë do të jem kryetar i Prishtinës, kundërkandidatët nuk kanë eksperiencë në konkretizimin e ideve

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, tha se asnjë nga kandidatët e tjerë për kryeqytetin nuk kanë eksperiencë në menaxhimin dhe konkretizimin e projekteve. Ky fakt sipas tij, e bën atë si kandidatin më të përshtatshëm për Prishtinën.

Rama tha se gara për Prishtinën është e vështirë, por që është i bindur se do të dal i pari.
Si plan për katër vjet qeverisje, ka fuqizimin e fshatrave. Ai thotë se është një praktik që po përdoret nga shtetet Evropiane.

“Unë sa ma shumë që po takohem, sepse jemi në terren për arsye se kam qenë një figurë e panjohur për shumicën e qytetarëve të Prishtinës, mirëpo me takimet e shumta dhe informatat që po i marr po kuptojë thelbin e problematikës, mendoj se besimin e kemi fituar shumë e më shumë, edhe në bazë të numrave po tregojmë se ne do të jemi fitues të Prishtinës, pra unë do të jem kryetar i Prishtinës”, tha ai për EO.

“Unë mendoj që është euforia e Vetëvendosjes me të cilën ballafaqohemi, mirëpo në aspektin e kundër kandidatëve mendoj që të gjithë janë djem të mirë dhe të fushave të mira, mirëpo me të vërtetë mendoj që duhet me qenë një person i cili ka eksperiencë në aspektin e menaxhimit, në aspektin e kuptimit të qytetit e proceseve të projekteve në mënyrë që mos të mbesin gjërat si ide, e këtë e bëjë unë çdo ditë, kështu që nuk mendoj që nuk shoh ndonjë kundër kandidat që do të ishte në pozitë më të mirë se unë”.

“Gara për Prishtinë gjithmonë është shumë vështirë me kandidat serioz edhe unë e shoh si të tillë, mirëpo kam biseduar edhe më përpara që tash duhet të shikohet se qytetari i Prishtinës këtë garë do ta shikojë si garë të ideve, garë për njerëz që me të vërtet e duan Prishtinën”.

“Fshatrat, tash ne duhet dhe plani jonë është që t’i fuqizojmë fshatrat për arsye se politikat e Evropës janë të fokusuar në fuqizimin e fshatrave edhe aspekti koha e pandemisë na ka treguar që ne kemi me qenë dhe mundemi me krijuar e me zhvillu prej çfarëdo pike, e kemi një natyrë të mrekullueshme në komunën e Prishtinës, pjesa e Gollakut e cila ka pjesë dhe është natyrë spektakolare ku njeriu duhet të ketë akse në aspektin e agroturizmit, në aspektin e turizmit rural dhe ne t’i fuqizojmë këto zona dhe të krijojmë mundësi që të krijojmë punësim”.

Tutje, kandidati i LDK-së ka sqaruar projektin e tij pranë liqenit të Badocit, i cili u anulua nga Komuna Prishtinës. Rama tha se projekti ka qenë brenda kornizave ligjore, duke shtuar se është munduar ta mbroj ambientin në këtë pjesë.

“Unë projektin e kam bërë brenda rregullativave dhe gjithçka ka qenë ligjore dhe ajo tash dihet, të gjitha kanë qenë ligjore dhe gjithmonë kam punuar edhe punojë për gjëra me ligj edhe brenda ligjit, të gjithë ne duhet të trajtohemi njësoj, dhe deri në momentin kur dikush trajtohet ndryshe nga dikush tjetër atëherë nuk kemi shtet, nuk kemi barazi, barazia duhet të jetë e çdo anshme, dhe kjo është ndal si me një shenjë proteste dhe unë vazhdoj me projekte të tjera, pikërisht ligji e ka lejuar dhe unë në bazë të ligjit unë jam munduar me mbrojt këtë pjesë fantastike”.

Ndërsa, Rama ka treguar se ka një pilot projekt për zonën e Butovcit ku nuk do të përdoret betoni aspak.

“Në zonën e Butovcit, kemi një pilot projekt i cili është në ndërlidhshmëri të plotë me natyrën ku nuk përdoret betoni, por druri si aspekt dhe e fuqizojmë këtë zonë, dhe pjesët tjetra mundemi me i fuqizuar”.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman

Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman

Pupovci: Në shkollat që janë qendra votimi, të hënën do të mbahet mësimi online

Pupovci: Në shkollat që janë qendra votimi, të hënën do të mbahet mësimi online

Komandanti i ri i KFOR-it: Mbetemi të përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Kosovë

Komandanti i ri i KFOR-it: Mbetemi të përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Kosovë

Kurtit i vjen ftoftë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Kurtit i vjen ftoftë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Mehaj takohet me Nën Sekretarin Kahl, bisedojnë për krijimin e një baze ushtarake të përhershme të ushtrisë amerikane në Kosovë

Mehaj takohet me Nën Sekretarin Kahl, bisedojnë për krijimin e një baze ushtarake të përhershme të ushtrisë amerikane në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Zgjedhjet e 17 tetorit – mbi 3 mijë policë, 35 gjyqtarë dhe 80 prokurorë në mbrojtje të votës

Zgjedhjet e 17 tetorit – mbi 3 mijë policë, 35 gjyqtarë dhe 80 prokurorë në mbrojtje të votës

Këshilltari i Presidentes tregon se për çfarë do të flasë Osmani në Këshill të Sigurimit

Këshilltari i Presidentes tregon se për çfarë do të flasë Osmani në Këshill të Sigurimit

Demoluan shtëpinë dhe mbajtën të mbyllur pronarët, policia jep detaje për grabitjen në Pejë

Demoluan shtëpinë dhe mbajtën të mbyllur pronarët, policia jep detaje për grabitjen në Pejë

Blinken vlerëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Blinken vlerëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Në Serbi, Christopher Hill cilësohet si diplomat me “duar të fuqishme”

Në Serbi, Christopher Hill cilësohet si diplomat me “duar të fuqishme”

Bekim Haxhiu: Përjashtimi nga PDK-ja, nderi më i madh që mund të ma bëjnë

Bekim Haxhiu: Përjashtimi nga PDK-ja, nderi më i madh që mund të ma bëjnë

Prodhuesit vendorë paralajmërojnë ngritje të çmimeve deri në 40%

Prodhuesit vendorë paralajmërojnë ngritje të çmimeve deri në 40%

Nacionalistët serbë u nisen për në Kosovë por u detyruan të kthehen prapa, nuk kishin test PCR

Nacionalistët serbë u nisen për në Kosovë por u detyruan të kthehen prapa, nuk kishin test PCR

Kështu e arsyetoi sot Kurti mos-shkarkimin e Goran Rakiqit

Kështu e arsyetoi sot Kurti mos-shkarkimin e Goran Rakiqit

Kurti nuk do ta shkarkojë Rakiqin

Kurti nuk do ta shkarkojë Rakiqin