Rama takohet me Klitchkon në Kiev

E publikuar: 15/06/2022 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës zyrtare që është duke bërë në Ukrainë ka takuar edhe kryetarin e Kievit, Vitali Klitchko.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se i pëlqen t’i shoh dy peshat e tij të preferuara bashkë.

“Më pëlqen të shoh dy peshat e mia të preferuara së bashku në Ukrainë – miq, sportistë dhe liderë të botës së lirë të shekullit të 21-të: boksieri Kryebashkiaku i Kievit Vitaliy Klychko dhe Kryeministri i Shqipërisë së basketbollit, Edi Rama”, ka shkruar Veliaj në Twitter.

Kujtojmë se Rama që vizitën po e bën bashkë me kryeministrin e Mali të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë ditës kanë vizituar zona e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase, janë takuar edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku kanë mbajtur edhe konferencë të përbashkët për media.