Rama pas betimit: Tash është koha t’u përvishemi punëve

E publikuar: 09/12/2021 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se është koha që t’i përvishen punëve në kryeqytet.Përmes një postimi në ”Facebook”, Rama ka thënë se ka marr një përgjegjësi të jashtëzakonshme, teksa ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.

“Në këtë seancë inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhashë betimin si Kryetar i Komunës, i zgjedhur nga ju, besim i cili më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme, por edhe nderin më të madh e më të përgjegjshëm të jetës sime. Tash është koha t’u përvishemi punëve!”, ka shkruar ai.Rama e pranoi detyrën të martën nga ish-kryetari Shpend Ahmeti.

Postimi i plotë:Të dashur qytetarë të Prishtinës,Pranimi i detyrës dhe betimi për të parin e Prishtinës ishte ditë e veçantë për mua dhe për të gjithë banorët e Prishtinës.Zëri juaj, vullneti i mirë për të bërë ndryshime të mbara e afatgjata në Prishtinën tonë të zemrës nuk është më moto e fushatës, por zotim i imi dhe i ekipit tim.

Në këtë seancë inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhashë betimin si Kryetar i Komunës, i zgjedhur nga ju, besim i cili më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme, por edhe nderin më të madh e më të përgjegjshëm të jetës sime.Tash është koha t’u përvishemi punëve!

Ju falemnderit të gjithëve për urimet e shumta që kam pranuar këto ditë.Na priftë e mbara

!https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/227801469497849