Rama paralajmëron fjalim për aktakuzën e Thaçit e Veselit në Kuvendin e Shqipërisë

E publikuar: 25/06/2020 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se do të flasë në parlament për njoftimin e Prokurorisë lidhur me aktakuzën për presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe kreun e PDK’së, Kadri Veselin, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Twitter, Rama ka thënë se në Kuvend do të flasë për njoftimin për akakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit.

“Pas pak në Kuvendin e Shqipërisë do të mbaj fjalën mbi njoftimin e djeshëm për aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli”, ka shkruar ai.

Rama ka reaguar dje pas njoftimit për aktakuza ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook.