Rama ofendon kosovarët: Taksa është absurde dhe klithmë ndaj Serbisë

E publikuar: 17/05/2019 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka akuzuar publikisht homologun e tij Edi Rama se i ka bërë presion gjatë samitit të Berlinit për të hequr taksën. Edi Rama këtë të enjte në Opinion tha të vërtetën e tij, ndërsa akuzoi Haradinaj se ka gënjyer.

“Është perceptim i gabuar, fatkeqësisht ka gënjyer. Nuk i ka kërkuar askush ta heq taksën, është kërkuar pezullimi për t’i dhënë një shans për rifillimin e dialogut nën drejtimin e Merkel dhe Macron. I kam thënë ky është propozim fantastik…”.

Rama ka treguar se taksën e ka mbrojtur në çdo takim, është klithëm që Kosova e bën për tu dëgjuar.

“Mua mund të më thonë çfarë të duan, unë kam të vërtetën time. Nuk kam ndërmend të konsumohem për të besuar të kundërtën, ka qenë një moment ideal që taksa të funksiononte. Si masë tregtare është absurde. Taksën e kam mbrojtur në çdo takim, është klithëm që Kosova e bën për tu dëgjuar. Kosova nuk po merr asgjë dhe Serbia vazhdon hap negociata. Në momentin kur të vinë dy liderët Europës dhe thoin aman ta pezullojmë këtë për 4-6 muaj dhe në do vazhdojmë personalisht që të funksionojë procesi. Tani normalisht pezulloje, se amerikanët thonë hiqe se s’bën.

Rama po ashtu tha se nuk ka pas asjë plan mes tij Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç, ndërsa i cilësoi ide konspirative deklaratat për ndarjen e Kosovës.