Rama: Marrëdhëniet Kosovë-Serbi asnjëherë s’kanë qenë më të mira se tash

E publikuar: 29/04/2023 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi gjatë Forumit Ekonomik që po mbahet në Delphi të Greqisë.

Rama thotë se me mbylljen e dialogut mes dy vendeve mbyllet edhe një kapitull i kapitujve të përgjakshëm. Por, ai shtoi se në këtë pikë ku janë raportet mes dy vende janë të mirat që kanë qenë ndonjëherë.

“Dialogu Kosovë-Serbi është çështja që mbetet ende çështje e madhe dhe zgjidhja e kësaj çështjeje do të thotë të mbyllësh një kapitull përgjithmonë – një kapitull të shumë kapitujsh gjaku dhe konfliktesh. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe strategjike. Megjithatë, edhe sa i takon këtij elementi të veçantë, kësaj çështjeje të veçantë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë qenë asnjëherë aq të mira sa janë aktualisht. Pra, janë marrëdhënie shumë të mira krahasimisht sa që kanë qenë këto marrëdhënie më përpara”, tha Rama.

Megjithatë, kryeministri shqiptar thotë se ka ende shumë për të bërë për të ndryshuar këtë marrëdhënie.

Rama ka folur edhe për ndikimin rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku veçoi Kosovën dhe Shqipërinë se këto shtete jantë pandikuara nga Rusia.

“Kur flitet për aspektin gjeopolitik dhe politikën ndërkombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ne kemi një panoramë shumë komplekse. Kemi 3 shtete anëtare në NATO, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, por Shqipëria nuk ka fare ndikim rus ndërkohë që Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë një influencë ruse shqetësuese. Nga ana tjetër, kemi Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Kosova është si Shqipëria, është tërësisht e harmonizuar në të njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, nuk kanë ndikim rus, ndërkohë që Serbia apo Bosnja kanë shumë ndikim rus. Nuk flitet këtu vetëm për qeverisjen, por edhe në popullsi”, tha Rama.

Në këtë forum në Greqi është duke marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti./Express