Rama i vjedh idenë Ben Blushit dhe e fut në programin e qeverisë

E publikuar: 11/09/2017 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nga premtimet më të bujshme (që edhe ngjiti në opinionin publik) të Ben Blushit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të kaluara ishte edhe, “Çeku i bebes”.

Por duket se Edi Rama e ka fiksuar këtë ide të ish-mikut të tij dhe sot gjatë fjalës në seancë duke prezantuar programin qeverisës për katër vitet e ardhshme e ka shitur si ide dhe projekt të tijin.

Duke marrë shkas edhe nga nisja e vitit të ri shkollor Rama tha duhet të punojmë më shumë për të ardhmen e fëmijëve, Në këtë kontekst ai premtoi (por pa dhënë shifër si Ben Blushi) se do të rritet ndjeshëm vlera e pagesës për fëmijët e porsa lindur ose siç njihet ndryshe edhe “Çeku i bebes”.

Gjithashtu ai ka futur në objektivat e “Rama II” edhe nje bonos për familjet me 3 fëmijë e më shumë.

“Shqipëria po plaket dhe po tkurret. Në një dekadë kemi lindur 50.000 bebe më pak se një dekadë më parë. Në vitin 1990 shtoheshim me 80.000 bebe në një vit, ndërsa sot lindim 30.000 fëmijë në vit. Gjatë vitit 2016 kemi 3000 fëmijë më pak se një vit më parë. Është tragjike masa me të cilën po zvogëlohemi si popull për shkak te dëshpërimit, padrejtësive, papunësisë dhe mungesës kronike të shpresës. Nëse kjo situatë vazhdon pas një dekade do jemi shumë më pak për shkak të lindjeve të ulëta dhe emigracionit masiv. LIBRA do të bëjë çdo përpjekje për ti bindur shqiptarët të mos ikin si dhe për të stimuluar lindjet duke rikthyer besimin e prindërve se Shqipëria mund të jetë një vend i jetueshëm për fëmijët e tyre. LIBRA do ndjekë nje politikë të qartë kundër shpopullimit të vendit duke hapur punë për të rinjtë, duke inkurajuar kthimin si investitorë të emigrantëve në Shqipëri si dhe duke nxitur lindjet. LIBRA do paguajë deri në 1000 euro cdo familje për lindjen e një bebeje duke besuar se të shtosh Kombin sot është detyrim që shoqëria duhet ta shpërblejë!”, premtonte Ben Blushi në kohën kur ishte mjaft i zëshëm në politikë.