Rama-Hajrizi merr mandatin e dytë në krye të Kushtetueses

E publikuar: 22/05/2018 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arta Rama-Hajrizi ka fituar edhe një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën administrative të mbajtur sot, ajo mori votat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për edhe një mandat në krye të kësaj gjykate.

Sipas njoftimit, ajo do të fillojë mandatin e ri më 26 qershor 2018, kur përfundon mandati i parë.

Mandati i kryetarit të Kushtetueses është tri vjet.