Rama dhe Abazoviqi arrijnë në Kiev

E publikuar: 15/06/2022 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviq, kanë arritur në Kiev të Ukrainës.

Lajmin e ka bërë të ditur Abazoviqi përmes një postimi në Twitter.

“Arritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për Ukrainën dhe qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës së tyre për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë moment të vështirë të fatkeqësisë humanitare”, ka shkruar kryeministri malazez.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka ftuar Dritan Abazoviqin të vizitojë Kievin, përmes një telefonate të zhvilluar pak ditë më parë.