Rama apel të rinjve: Mos paguani 30 mijë paund për të shkuar në Angli, por investoni në Kukës

E publikuar: 27/09/2022 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pavarësisht kritikave që mori me deklaratat e bëra disa ditë më parë kryeministri Edi Rama iu ka bërë një tjetër thirrje të rinjve që ikin me gomone drejt Anglisë.

“Të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paundë për të marrë ato rrugët e frikshme të emigracionit klandestin, duke ia lënë të gjitha kursimet në dorë trafikantëve, në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur në Angli, me ato para mund të bëjnë ekonominë e tyre në Kukës. Dhe këtë nuk e them bazuar në çfarë kam parë në ëndrra, por këtë e them bazuar në realitetin që kam parë në shumë agroturizmave që janë ndërtuar”, tha kryeministri.

“Ne jemi gati të mbështesim të gjithë ata të rinj që duan të bëjnë agroturizëm në Kukës. Nga ai agroturizëm fitohet shumë më shumë sesa do të fitonin nga çdo punë në të bardhë a në të zezë në Angli.”, shtoi Rama.