Rakiq: Zgjedhjet e 3 prillit do të mbahen edhe në Kosovë, ose e zbatojmë reciprocitetin

E publikuar: 16/01/2022 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se janë të sigurt se zgjedhjet serbe të 3 prillit do të mbahen edhe në Kosovë.

Ai, ka theksuar se nëse edhe bashkësia ndërkombëtare nuk u ndihmon që serbët e Kosovës të votojnë për zgjedhjet e 3 prillit, ata do të marrin masa, siç është ajo e reciprocitetit.

“Askënd nuk po e kërcënojmë, ne jemi këtu në vendin tonë dhe po kërkojmë vetëm të drejtat themelore që nënkupton të drejtën për tu deklaruar për të zgjedhur dhe të përzgjedhim përfaqësuesit tanë. Nuk mund të them hipotetikisht asgjë, por gjithçka është e mundur”,ka thënë Rakiq para mediave sot në Mitrovicën e Veriut.

Rakiq pohoi kështu derisa e shpaloste një deklaratë të përbashkët të dhjetë kryetarëve të komunace me shumicë serbe në Kosovë.