Rakiq: Ftoj ndërkombëtarët t’i përgjigjen kërcënimeve të Haradinajt

E publikuar: 04/05/2017 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili në një intervistë para dy ditësh ka thënë se presidenti i zgjedhur serb, Aleksandar Vuçiq nuk do të luajë më me shqiptarët.

Siç raporton Tanjug, Rakiq ka theksuar se nuk është në interes të popullit shqiptar që të përfaqësohen nga një person që siç tha ai “e mbron urrejtjen dhe dhunën”, transmeton Indeksonline.

Për këtë, Rakiq u ka bërë thirrje ndërkombëtare që t’i përgjigjen sipas tij, kërcënimeve të liderëve shqiptarë që nuk kontribuojnë në stabilitetin e Kosovës.

“Pajtimi mes popullit serb dhe shqiptar në Kosovë, mund të bëhet vetëm atëherë kur do të pastrohen fantazmat e së kaluarës”, ka shtuar Rakiq. /Indeksonline/