Rada Trakjoviq ndalohet nga policia serbe në aeroportin e Beogradit: Kjo është arsyeja

E publikuar: 24/06/2022 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Politikania serbe, Rada Trajkovic, ka lajmëruar se është ndaluar në aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla” teksa ishte nisur për në Podgoricë.

Ajo thotë se nuk i është dhënë asnjë arsyetim se pse nuk e kanë lejuar që të dalë jashtë.

“S’më është dhënë asnjë arsye pse s’po lejojnë të dal jashtë. Vazhdoj të qëndroj në stacionin e policisë në aeroport për t’u marrë në pyetje”, ka shkruar Trajkoviq, raporton Gazeta Express.

Trajkoviq tutje ka thënë se askush nuk po i jep një shpjegim për ndalesën.

“Polica është rreth mesh dhe rojet gjithashtu, sikur të isha kriminelja më e madhe në Serbi, Unë, një doktoreshë, një profesoreshë”, ka shkruar Trajkoviq.

Ajo ka shkruar përsëri duke dhënë informacione se arsyeja e ndalimit është që është thirrur për të dëshmuar në një proces.

“Nuk më lejohet të largohem nga vendi, në stilin e vërtetë sovjetik. Arsyeja: Jam thirrur të hënën në Gjykatën e Tretë Themelore për të dhënë deklaratë në ndonjë proces. Nuk më është dhënë në mënyrë të paligjshme asnjë informacion se për çfarë bëhet fjalë ky proces misterioz. Ngacmimet vazhdojnë…”, ka shkruar Trajkoviq tutje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!