Qytetarët përkrahin kërkesat e veteranëve: Ajo Qeveri që i neglizhon veteranët do të ketë pasoja të mëdha

08.06.2022 09:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qytetarët përkrahin kërkesat e veteranëve: Ajo Qeveri që i neglizhon veteranët do të ketë pasoja të mëdha

Protesta e veteranëve të UÇK-së në fillim të kësaj jave, po përkrahet nga qytetarët e Kosovës.

Ata thonë se institucionet qeverisëse po i neglizhojnë veteranët, për të cilët thonë se kanë pasoja të rënda.

Kërkesat që i kanë ata, i konsiderojnë të drejta dhe se me patjetër duhet të përfshihen në Projektligjin për pagën minimale.

Januz Goxhuli nga Prishtina, thotë se ajo Qeveri që i neglizhon veteranët do të ketë pasoja të rënda për ta.

“Veteranët patjetër duhet të përfshihen në pagën minimale, janë njerëzit që kanë dhënë më së shumti që kanë dhënë për këtë vend, dhe normal që duhet të jenë pjesë e benificioneve. Ka njerëz me gjymtyrë të humbura, me plagë, për të gjitha duhet me u merr Qeveria e Kosovës me këtë çështje sidomos me veteranët që kanë luftuar. Qeveria duhet urgjentisht të bëjë standardin e njëjtë për të gjithë veteranët njësoj si për sektorët tjerë”, thotë ai për Ekonomia Online.

“Qeveria gjatë muajve në vijim pastaj mundet me i gjet veteranët që nuk janë të vërtetë dhe nuk kanë qenë ushtar, kjo nuk është punë e veteranëve, veterani i vërtetë e ka dhënë kontributin e vet, s’mundet me u neglizhua dhe me mbet si pasoj e njerëzve që kanë qenë në Qeveri. Duhet Qeveria urgjentisht të ndërmarr masa sepse s’ka me u nda mirë me veteranët, jo vetëm kjo por çdo Qeveri që vjen dhe i neglizhon veteranët e vërtetë të UÇK-së ka me pas pasoja të mëdha si Qeveri. Ne nuk jemi me thye ndërtesën e Qeverisë por kur të vjen puna me u shkel të drejtat e tona kanë me u ballafaqua drejtpërdrejtë deputetët me ne, edhe ministrat, Kryeministri, Zv.kryeministri dhe Presidentja”, u shpreh tutje ai.

E Isak Gërguri është shprehur se përveç veteranëve e gjithë popullata është në gjendje të mjerueshme, por që prioritet duhet të kenë veteranët.

“Ata e meritojnë jo vetëm pagën minimale por edhe më shumë. Ajo ka me u bë vetëm pa protesta nuk po bëhet. Ne e dimë se si ata kanë mbetur invalid, por gjithë popullata kosovare janë në gjendje të mjerueshme”, u shpreh Gërguri.

Edhe Hasan Hyseni duke përmendur punën dhe kontributin e veteranëve tha se këtë të fundit duhet patjetër të jenë të përfshirë në pagën minimale.

“Veteranët e meritojnë sepse dihet lëvdata e tyre. Veteranëve duhet me ju ngrit paga meqenëse janë ngrit edhe çmimet. Emri i tyre dhe gjaku nuk humb kurrë për lirinë e popullit që e gëzojmë”Por të njëjtën gjë nuk e mendon edhe Osman Osmani.

Ai konsideron se protestat ishin politike dhe se për këtë fajtore është opozita.

“Këto janë protesta që s’po din ku të kapen Opozita, se nuk kanë me fituar kurrë me këtë opozitë, sepse veteran për vota i kanë bërë 60 mijë, as nuk janë 13 mijë, dhe kurrë më mirë nuk do t’i kenë punët as ata as qytetarët sepse ata po jepni para kot me njerëz mashtrues. Veteranët e vërtetë duhet me dal në protestë për me i pastrua listat, që me i heq nga lista veteranët mashtrues, dhe duhet të punohet që me i pas më mirë punët qytetarët sepse me master janë duke shëtitur rrugëve. S’duhet të përfshihen në pagën minimale hiq”.

E Nazmi Osmani ka kërkuar vëmendje më të madhe për këtë kategori dhe jo vetëm për “xhepat e tyre”. Ai ka thënë se Qeveria duhet ta shtojë kujdesin ndaj qytetarëve duke i ngritur pagat shkaku i inflacionit.“Duhet të përfshihen gjithsesi sepse e kanë merituar, s’ka përjashtim. Protestat kishin mund me jenë më të qeta, nuk është dashur me qenë ashtu siç kanë qenë. Edhe ata janë lodhur duke pritur. Qeveria duhet pak t’i qetësojë popullin, me paga, pasi që është gjendja shumë e vështirë tash. Duhet Qeveria të kujdeset për popullin jo vetëm për xhepat e vet. Veteranët nuk duhet me i lënë në këtë gjendje që janë tash”, u shpreh ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Osmani takoi biznese të Tajlandës, i ftoi të investojnë në Kosovë

Osmani takoi biznese të Tajlandës, i ftoi të investojnë në Kosovë

Vuçiq ironizon me Kurtin: Njohja nga Kosova është shumë e rëndësishme

Vuçiq ironizon me Kurtin: Njohja nga Kosova është shumë e rëndësishme

Edward P. Joseph: Marrëveshja për energjinë e mirë, por kjo kornizë dialogu nuk çon tek finalja me njohje reciproke

Edward P. Joseph: Marrëveshja për energjinë e mirë, por kjo kornizë dialogu nuk çon tek finalja me njohje reciproke

Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle

Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle

Momenti kur policia ndjek dhe kap të dyshuarin në Kodrën e Trimave (VIDEO)

Momenti kur policia ndjek dhe kap të dyshuarin në Kodrën e Trimave (VIDEO)

Ish-kryegjyqtari i EULEX u drejtohet kosovarëve për mosliberalizimin: Ju i bëtë të gjitha, një ditë do shpërbleheni

Ish-kryegjyqtari i EULEX u drejtohet kosovarëve për mosliberalizimin: Ju i bëtë të gjitha, një ditë do shpërbleheni

Armend Zemaj: Gjuetia qeveritare po vazhdon me largimin nga puna të personelit shëndetësor

Armend Zemaj: Gjuetia qeveritare po vazhdon me largimin nga puna të personelit shëndetësor

Kurti: Vuçiq u zemërua kur i thashë që t’i trajtojmë reciprokisht minoritetet

Kurti: Vuçiq u zemërua kur i thashë që t’i trajtojmë reciprokisht minoritetet

Sheholli: Çmimi i rrymës në veri do të jetë më i ulët se në pjesën tjetër të Kosovës

Sheholli: Çmimi i rrymës në veri do të jetë më i ulët se në pjesën tjetër të Kosovës

Gjinovci – Kurtit: Urime kryeministrit fillimin e kapjes së institucioneve arsimore

Gjinovci – Kurtit: Urime kryeministrit fillimin e kapjes së institucioneve arsimore

Von Cramon: Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ishte një dështim

Von Cramon: Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ishte një dështim

Bregu: Samiti i BE-së e frustroi Ballkanin Perëndimor

Bregu: Samiti i BE-së e frustroi Ballkanin Perëndimor

Latifi ironizon me armët që u gjetën në shkolla në Ferizaj: As UÇK-ja nuk ka pasur kaq armatim

Latifi ironizon me armët që u gjetën në shkolla në Ferizaj: As UÇK-ja nuk ka pasur kaq armatim

Rada Trakjoviq ndalohet nga policia serbe në aeroportin e Beogradit: Kjo është arsyeja

Rada Trakjoviq ndalohet nga policia serbe në aeroportin e Beogradit: Kjo është arsyeja

Minxhozi: E shoh të pamundur që shqiptarëve të Kosovës t’u jepet pasaporta e Shqipërisë

Minxhozi: E shoh të pamundur që shqiptarëve të Kosovës t’u jepet pasaporta e Shqipërisë

Konjufca e falënderon Rohden për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës

Konjufca e falënderon Rohden për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës