QKUK hap konkurs për 100 vende të lira pune për profesionistët shëndetësorë

E publikuar: 27/02/2023 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës për profesionistë shëndetësorë.

“Në kuadër të objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së kapaciteteve të resurseve humane, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmes konkursit të shpallur, mundësi punësimi do të kenë 70 infermierë me diplomë bachelor, 15 infermierë me shkollë të mesme, 10 teknikë të rëntgenit me diplomë bachelor, si dhe pesë laborantë mjekësorë me bachellor.Konkursi mbetet i hapur nga  29.03.2023 deri05.04.2023