QKMF e Gjilanit mbetet pa barna të listës esenciale

E publikuar: 24/03/2018 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjilan dhe QMF-të tjera në këtë qytet, mungojnë materiali dhe pajisjet e nevojshme për shërbimet mjekësore në repartin e stomatologjisë.

Pacientët ankohen që ka tre muaj që po presin për t’i marrë këto shërbime, raporton KTV.

Probleme me furnizim, QKMF-ja ka pasur edhe me disa nga barnat e listës esenciale.

Drejtori i QKMF-së, Fejzullah Berisha, thotë se sa i përket shërbimit të stomatologjisë, furnizimi me material të nevojshëm ka marrë kohë shkaku i procedurave të tenderimit.

Për furnizim me barna të listës esenciale, Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se ka shpallur 300 artikuj për tenderim, derisa sipas tyre, aktualisht furnizimi me barna të listës esenciale është ngritur mbi 65 %.

Ndërkohë, rreth 2000 pacientë vetëm në repartin e stomatologjisë brenda muajit marrin shërbime në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Gjilan./koha.net/